×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala i NISMA-s: Qeveria Kurti s’ka punuar asgjë, i ka mashtruar qytetarët

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 10:37

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qeverisjen e deritanishme, ngase siç tha ai, nuk ka bërë asgjë përveç shkarkimeve e emërimeve të anëtarëve në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.


    Ai në një intervistë për Front Online tha se qeveria Kurti nuk ka punuar asgjë, por i ka mashtruar qytetarët se po bënë ç’kapjen e shtetit, derisa në këto ndërmarrje janë punësuar njerëz të “Vetëvendosjes”.

    “Po gjatë kësaj periudhe qeveria më shumë është marrë me pandeminë se me punë konkrete për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi. Ajo çfarë kemi pa nga 100 ditësh apo 50 ditësh është vetëm shkarkimi dhe emërimi në emër të ç’kapjes së shtetit, por veprimi ka qenë në kapjen e shtetit. Në një formë te populli është shitur se është duke i shkarkuar për shkak të ç’kapjes së shtetit, ndërsa në pjesën tjetër atë që e ka thënë te elektorati i vetë nuk e ka mbajt dhe ka filluar kapjen e shtetit nëpërmjet Bordeve. Asgjë tjetër nuk kemi parë përveç shkarkime emërime dhe angazhim për Coronavirusin që ka qenë angazhim i domosdoshëm”, tha ai për Front Online.

    Shala tha se nuk pret që do të ketë ndryshime në këto ndërmarrje.

    Ai tha se Kurti me emërimin e personave politik në bordet e ndërmarrjeve publike ka vepruar si partitë e tjera.

    “Ajo që është mirë të theksohet në opinion dhe të dinë edhe votuesi i LVV-së atë të cilën e ka thënë Kurti se në asnjë bord nuk do të bëhen emërime politike apo anëtar të partitive politike ajo nuk ndodhë, ndodhi e kundërta, apo të themi e njëjta si partitë tjera që ka emëruar njerëz të partive politikë në borde, në emër të ndryshimit nuk pamë ndryshim gjatë kësaj periudhe, prapë nuk shohë që do të ketë ndryshime”, tha ai për Front Online.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!