×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj pas suspendimit, kthehet në punë shefi i Burgut të Dyzit

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 11:05

    Një muaj më parë, saktësisht me 21 prill ishte suspenduar nga puna Burim Buleshkaj, ushtrues detyre i Drejtorit të Burgut të Sigurisë të Lartë.


    Ministria e Drejtësisë e kishte suspenduar pasi Buleshkaj nuk kishte respektuar masat e distances gjatë pandemisë pasi ishte parë nën shoqërinë e vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, Shefit të Njësive Speciale Amir Gërguri dhe disa personave të tjerë është parë në një fotografi.

    Por një muaj pas, Buleshkaj është kthyer në vendin e tij të punës.

    Rikthimin në punë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi.

    “Pasi që komsioni hetimor ka bërë hetim lidhur me rastin, i njëjti ka gjetur se personi në fjalë ka bërë shkelje të lehtë. Për këtë shkelje, Komisioni ka rekomanduar masë disiplinore. Në bazë të rekomandimit të Komisionit, Drejtori i Pergjithshem i SHKK-së, i ka dhënë masë ndëshkuese të propozuar nga Komisioni. Po ashtu, i ka hjeke edhe masën e pezullimit dhe me 01.05.2020, personi në fjalë është kthyer në vendin e punës”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Kujtojmë se në ahengun e organizuar muajin e kaluar në Shalë të Bajgorës i pranishëm ishte edhe shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri.

    Në shoqërinë e një zyrtari policor dhe drejtorit Buleshkaj, ata janë parë teksa bëjnë qejf me birra e me meze.

    Nga fotografitë e bëra publike, me këta zyrtarë shtetërorë kanë qenë edhe vëllezërit e politikanëve, përkatësisht Hashim Thaçit e Rustem Mustafës.
    Organizimi i tubimeve në kohë pandemie është në kundërshtim me vendimin mbi masat e emergjencës shëndetësore, përkatësisht kufizimin e lëvizjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!