×
  • Sport
  • Sport

    Nistelrooy reagon ashpër për deklaratën e Capellos “se vinte erë alkooli në zhveshtoren e Realit”

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 13:26

    Ruud van Nistelrooy e mohon te ketë thenë se në zhevshtoren e Realit vinte erë alkooli.


    Sot në shumë media botërore qarkulloi një deklaratë, ku thuet se Nistelrooy i kishte thënë trajnerit të Realit që ishin bashkë dikur, Fabio Capellos, se vinte erë alkooli në zhveshtoren e klubit të Realit, shkruan Reporteri.net

    Por, ish-sulmuesi holandez e mohon këtë gjë dhe thotë se ajo zhveshtore që nga dita e parë tregoi profesionalizëm maksimal”.

    “Bazuar në disa thënie që i atribuohen Fabio Capello, duke thënë se unë, në kohën kur ai ishte trajner , i thashë që në zhveshtoren e Realit vinte “erë alkooli”. Unë i gjuajë poshtë këto pretendime. Ajo zhveshtore që nga dita e parë tregoi profesionalizëm maksimal”, shkruan Ruud van Nistelrooy në “Twitter”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!