×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se nuk frikësohet, por forca të shtuara sigurie e ruajtën në vizitën e tij në Trepçë

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 14:26

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot pas vizitës në Mitrovicë ku qëndroi në Trepçë tha se ai nuk është person që frikësohet.


    Ai tha se ata që e kanë kërcënuar, s’mund ta kenë pasur me të, se e din që tek ai nuk funksionojnë kërcënimet, por e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese.

    Por pavarësisht kësaj dekalrate, një numër i shtuar i autoriteteve të sigurisë e shoqëruar Kurtin në vizitën e tij në Mitrovicë,  në ditë pas kërcënimeve që i janë bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

    Përpos policëve dhe mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë që kujdesen vazhdimisht për sigurinë e Kurtit këtë vizitë e ka përcjellë edhe një Njësit Special.

    Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe Ministrin në detyrë të Financave Besnik Bislimi janë duke u takuar me menaxhmentin e “Trepçës”.

    Ky takim është mbajtur brenda ambientit të “Trepçës”, por në një restorant që gjendet në Parkun Industrial të Mitrovicës ku i pranishëm është edhe kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri, transmeton klankosova, shkruan Reporteri.net.

    Në ndërkohë, hyrja për në Parkun Industrial është e bllokuar nga ana e autoriteteve të cilët nuk e lejojnë që të futet askush që nuk ka autorizim me të cilin dëshmon se pse duhet të jetë në këtë vend ku po qëndron për vizitë kryeministri në detyrë Albin Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!