×
  • Lajme
  • Botë

    Boris Johnson jep premtim për parandalimin e coronavirusit

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 14:30

    Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë sot një premtim në lidhje me luftën për parandalimin e COVID-19.


    Kryeministri britanik Boris Johnson është zotuar se programi i gjurmimit të kontaktit për COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë në fuqi deri më 1 qershor, në dukje duke kundërshtuar një nga ministrat e tij që kishte thënë më herët se skema nuk do të ishte aq e përhapur “siç do të donim” deri në atë date, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

    Johnson u tha deputetëve gjatë pyetjeve të Kryeministrit se 25,000 gjurmues do të ishin në gjendje të gjurmonin kontaktet e 10,000 rasteve të reja çdo ditë.

    “Dhe për të kuptuar rëndësinë e kësaj statistike, unë thjesht duhet t’i kujtoj atij se sot rastet e reja janë në 2400,” tha Johnson.

    “Pra, ne po bëjmë përparim të shpejtë në testimin dhe gjurmimin dhe kam besim të madh që, deri më 1 qershor, do të kemi një sistem që do të na mundësojë, që do të na ndihmojë shumë, për të mposhtur këtë sëmundje dhe për të ecur përpara vendin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!