Në Kosovë po vazhdon të mbajë edhe sot mot mjaft jostabil, dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat vende-vende kanë kushtëzuar reshje shiu, të shoqëruara edhe me breshër.
Nga një rrebersh shiu me breshër është përfshirë edhe kryeqyteti Prishtina, por reshja pak më të theksuara ka pasur në komunën e Podujevës ku disa fshatra janë zbardhur nga breshri, shkruan Reporteri.
Pamjet e mëposhtme janë nga fshati Shajkoc i Podujevës ku reshjet po vazhdojnë edhe në këto momente.
Me reshje shiu dhe breshëri, Kosova u përball edhe dje, ku në disa vende u shkaktuan edhe dëme materiale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.