×
  • Lajme
  • Lajme

    I zhdukur që tri javë – Policia në Detroit të SHBA-ve gjeti trupin e 24 vjeçarit Arsim Zendeli

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 18:36

    Mediat lokale në Detroit duke thënë se trupi i pa jetë i 24-vjeçarit të zhdukur Arsim Zendeli u gjet në lumin e Detroitit të Shtunën, tha policia, duke shtuar se trupi i tij u zbulua për herë të parë nga një peshkatar në zonën përreth lumit, shkruan YlliriapRress, medie shqiptare në SHBA.


    Sipas zyrtarëve, të policisë saktësohet se të Shtunën, 16 maj 2020, Departamenti i Policisë Grosse Ile u njoftua se është gjetur një trup në ujërat e lumit në Detroit pranë ishullit Celeron, ndërsa sot Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Wayne konfirmuan identitetin e trupit të pajetë i cili është 24-vjeçari Arsim Zendeli.

    Arsim Zendeli ka rezultuar i humbur që nga 7 Prill. Ai u largua nga shtëpia e tij herët në mëngjes në automjetin e tij.

    Policia tha se automjeti u gjet disa orë më vonë me dëme të vogla në pjesën e përparme në parkingun e Edge Water në Grosse Ile.

    Policia dhe anëtarët e familjes për 40 ditë thanë se kanë kontrolluar me helikopter, me patrulllime në ujë dhe kanë përdorur në kërkim dhe ekipe të polumbarve si dhe qentë nuhatës K-9 por pa sukses, deri sa uji vet e nxori mbi sipërfaqe trupin e pa jetë të 24 vjeçarit Arsim Zendeli i cili është shqiptar nga Struga me banim në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!