×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së s’e konsideron më Vjosa Osmanin pjesë të partisë: Logjikisht ajo nuk është më me ne

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 19:41

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më pjesë e LDK-së, përderisa “edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin”, kryeministrin në detyrë të Kosovës.


    Rugova ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë standard botëror i njëjtë me sjelljen e kryetares së Kuvendit të Kosovës me partinë ku bën pjesë, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    “Vjosa Osmani ka thënë se edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna. Ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë, e që ekziston, në të cilin mund të lejohet që dikush ta trajtojë atë [Vjosa Osmanin] në këtë formë”, ka thënë Rugova, në një deklaratë për Gazetën Blic të mërkurën.

    Rugova ka thënë se deklarata e tij është e mbështetur në logjikën e funksionimit të partive politike dhe se formalisht nuk është marrë ende asnjë vendim.

    Rugova ka thënë se e ardhmja e Vjosa Osmanit në LDK varet vetëm prej saj.

    “Nuk ka asnjë plan [për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja]. Unë kam folur logjikisht dhe kurgjë më tutje. E ardhmja e Vjosa Osmanit në LDK varet prej saj dhe jo prej nesh”, ka thënë Rugova në një bisedë telefonike me Insajderin.

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani ka mbajtur pozicion të kundërt me atë të partisë lidhur me rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    Ajo nuk e ka mbështetur as tentimin e LDK-së për formimin e një shumice të re parlamentare, pjesë e së cilës nuk do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!