Gjatë ditës së sotme, u publikuan disa dokumente përmes së cilave pretendohet se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është i përfshirë në një tender në vlerë prej 300 mijë eurosh, për blerjen e një toke, në vitin 2010.
Aty dëshmohet se si përfaqësuese e Faton Dalladakut, Haxhiu kishte vënë nënshkrimin e saj në dokumentet për ofertim lidhur me këtë shit-blerje, për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Pas raportimeve në media, kanë reaguar nga Vetëvendosje duke arsyetuar përfshirjen e Hahxiut në tender, me faktin se ajo ka qenë përfaqësuese ligjore, shkruan Reporteri.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka i ka krahasuar raportimet e sotme me nismën e Hahxhiut për themelimin e e Institutit për krimet e luftës.
“Nuk e kam te qarte pse kaq rande e paskan perjetu disa ‘analisto-opinioniste’ nismen per themelimin e Institutit per krimet e luftes saqe me te madhe paskan sulmuar ministren Haxhiu duke publikuar emrin e saj kur ka qene perfaqesuese ligjore e nje kompanie nen manipulimet me tituj kinse ajo ka bere ndonje skandal.
Mbi punet e mira te Qeverise nuk mund te hedh askush mjegull, shpifje po”, ka shkruar ai.