×
  • Lajme
  • Lajme

    80 punonjës shëndetësorë nga Gjilani të testuar për koronavirus dalin negativ

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 22:29

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se nga 80 testet e fundit për koronavirus, asnjë nga ta nuk ka rezultuar pozitiv.


    Haziri ka thënë se 32 qytetarë të kësaj komunë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile.

    “Lajm shumë i mirë për Gjilanin. Nga 80 testet e fundit për
    #Covid19, nuk e kemi asnjë rast të ri të infeksionit.32 qytetarë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile. Ju lutem shumë që të vazhdoni t’i zbatoni vendimet e institucioneve të Republikës. Dil vetëm për shërbime, por duke i përdorë masat preventive, maskat, dorezat e duke e mbajtur distancën sociale”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Kujtojmë se sot në Kosovë u konfirmuan 14 raste pozitive me koronavirus.

    https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/4098716876835347

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!