×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Klinës me probleme shëndetësore, tregon se kishte simptoma të koronavirusit

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 22:32

    Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka qëndruar së fundi në Klinikën Infektive në QKUK, ku edhe është testuar për COVID-19.


    Elezaj ka deklaruar se pasi pati disa probleme shëndetësore, simptomat të cilat ngjasonin me ato të virusit COVID-19 u testua, por që fatmirësisht rezultoi negativ.

    Gjithashtu Elezaj tha se tashmë gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet, teksa situata shëndetësore në qytetin e Klinës fatmirësisht po vazhdon të jetë e mirë.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Nga dita e djeshme kam pasur disa probleme shëndetësore. Pasi simptomat ishin të njëjta me ato të virusit Corona, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKSHPK-së, jam paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK dhe jam testuar.

    Fatmirësisht rezultati ka dalë negativ.
    Po ashtu edhe gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet.

    Situata me Covid-19 në qytetin tonë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, ju bëj thirrje të vazhdoni të keni kujdes.

    Shpreh falenderim ndaj të gjithë miqve e qytetarëve që më kanë shkruar e thirrur.

    ZE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!