×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari poston foton mahnitëse nga Prekazi, komentuesit thonë se diçka në qiell ngjan me figurën e Adem Jasharit

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 23:37

    Fotografi mahnitëse janë shkrepur gjatë ditës së djeshme pas motit me vetëtima dhe bubullimë që mbretëroi në vendin tonë.


    E një nga fotot më të bukura është shkrepur në Skenderaj, nga fotografi i njohur Sefer Aliqka.

    Pa dyshim se kjo foto  nuk është lënë pa shpërndarë nga familjarët e familjes legjendare që pushon në Prekaz, shkruan Reporteri.

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shpërndarë këtë foto, mirëpo shumë komentues kanë shkruar se po vërejnë një detaj interesant në foto dhe kanë pyetur nëse është e manipuluar.

    Konkretisht, ata kanë thënë se aty po e shohin figurën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Pas kësaj ka reaguar edhe vetë autori i fotos, i cili ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje në të.

    Sido që të jetë, kjo mbetet një nga fotografitë më të bukura të realizuara nga Prekazi legjendar. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3000930619987608&set=a.418346894912673&type=3

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!