×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i Portugalisë, me tesha sportive dhe me maskë mban radhën në supermarket

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 8:18

    Jemi në Portugali, në kohë pandemie, dhe personi që shikoni në foto, i veshur sportiv dhe me maskë nuk është një qytetar i thjeshtë që po mban radhën në supermarket duke ruajtur distancën nga klientët e tjerë.


    Është as më shumë dhe as më pak se Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

    Fotoja e tij u bë virale në rrjetet sociale për shkak të thjeshtësisë që transmeton personi më i rëndësishëm në Portugali.

    E megjithatë nuk munguan edhe reagimet për veshjen e tij, duke ironizuar se Marcelo Rebelo de Sousa dukej më shumë si pushues sesa President.

    Por mesazhi për popullatën ishte i fortë dhe i qartë. De Sousa i përket kategorisë së atyre që i kushtojnë vëmendje zbatimit rregullave të reja për të shmangur përhapjen e ngjitjes së koronavirusit.

    Nuk është rastësi që Portugalia është një nga vendet që e menaxhoi më së miri epideminë e koronavirusit.

    Të dhënat zyrtare flasin për 29 mijë persona të infektuar dhe 1200 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!