Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka inkurajuar sistemin me katër ditë pune në javë, me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm.
Industria shtetërore e turizmit e cila është një nga sektorët më të rëndësishëm, është goditur rëndë si pasojë e pandemisë Covid-19.
Kjo ide ka gëzuar shumë banorë të këtij vendi.
Nëpër platforma online disa kanë treguar gatishmëri për të pranuar këtë ide, derisa të tjerë kanë thënë se një gjë e tillë do të rezultonte me orar më të gjatë të punës – duke i bërë njerëzit më pak produktivë.
Mirëpo një biznes në Zelandën e Re, që ka nisur të funksionojë me katër ditë pune në javë nga viti 2018, ka thënë se një gjë e tillë përfundimisht mund të bëhet.
“Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit”, ka thënë Andrew Barnes, themelues i Perpetual Guardian ka thënë për të përditshmen britanike The Guardian.
“Neve na duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh”, ka thënë mes tjerash ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.