Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se rruga e dëmtuar kohë më parë në drejtim të Veternikut, do të ndërtohet brenda 40 ditëve.
Ai ka thënë se dita e parë e punës ishte sot me gjasë me datë 1 Korrik do te jetë e hapur në plotni.
“Kjo përpjetëze e Veternikut ka dy vjet që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqytet, ajo simbolizon neglizhencën. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Dita e parë nisi sot”, ka shkruar Abdixhiku.
Kjo pjesë e rrugës ishte dëmtuar pasi që aty rrëshqiti dheu në dy raste dhe nisi qysh në kohën e ministrit Pal Lekaj. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.