I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka folur për programin Qeverisës, i cili tashmë është finalizuar.
Për zbatimin e këtij plani, Hoti ka thënë se tashmë ka diskutuar edhe me Grupin Parlamentar të LDK-së.
Hoti ka thënë se deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverise se re për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Reporteri.
“Sot e diskutuam Programin Qeverises me Grupin Parlamentar, nje diskutim shume permbajtesor. Deputetet do te kene shume pune qe ne ditet e para te Qeverise se re per te miratuar ligjet per zbatimin e masave per rimekembje ekonomike”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3295609960500335?__xts__%5B0%5D=68.ARBJ5ALNumI78tI5rPTvOsE3dkV03xcxM94D59rHh7mGaxB0TCKycPY8MbpzZTjI3IfduDJuVGGqrHuz2Z0pEp9DyLQblgSa_4RPEvD7Ko0J0oqgdWp16-ILLffsN0oGu71gk_c-90K92_jp9lzi-0TFBOrJ_P11TlVzrPUxZ0HXcHrk9Ti2KD3OGn6sF-bwaIgjpSwIuWA9A66pcEEIsq_Em8gDWPH_rp7pEroF15E3O1EBF0GFXU9Kw_ZtT_ocltx9JvE9rjoPgZwcutMFMfT8HfL88rSXJGUhgFQZagJ7q-JvpeXq8_hO9Kect3cu5tz_z3ARBlRJdsEa_BeTrg&__tn__=-R
Kujtojmë se gjatë ditës nga LDK kanë thënë se kanë përgatitur një plan 1 miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë. Nga kjo parti po ashtu u shprehën të bindur se javën e ardhshme do ta kemi qeverinë e re. /Reporteri.net