Një foshnjë dy-ditëshe vdiq nga koronavirusi në Afrikën e Jugut. Ajo është një nga viktimat më të reja të Covid 19 në botë.
Foshnja lindi para kohe dhe kishte nevojë për ndihmë me frymëmarrjen, tha Ministri i Shëndetësisë.
Mediat e huaja shkruajnë se foshnjaqë kishte vetëm dy ditë jetë është në mesin e 27 viktimave në 24 orët e fundit në Afrikën e Jugut, transmeton Reporteri.
Deri më tani, 339 njerëz kanë vdekur në Afrikën e Jugut, dhe numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 18,000. Modeli i fundit i parashikimit tregon se 40,000 njerëz mund të vdisnin në Afrikën e Jugut.
Afrika e Jugut ka prezantuar ndër masat më shtrënguese në botë, duke përfshirë ndalimin e cigareve dhe alkoolit, dhe tani ka hequr disa kufizime.
Ndër viktimat e tjera më të reja të sëmundjes është një foshnjë tre-ditëshe që vdiq më 5 maj në Britaninë e Madhe. Në atë rast, nëna dhe foshnja dolën pozitive pas lindjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.