×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi akuza të rënda për Kurtin: Komunikata e Gardës Vullnetare Shqiptare është shkruar në zyret e VV-së

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 19:03

    Presidenti   i vendit Hashim Thaçi e ka hedhur dyshime mbi kërcënimin që kryeministri Kurti tha se mori nga Garda Vullnetare shqiptare, një organizatë kjo e panjohur më parë.


    Në një intervistë për “Rubikon” që pritet të transmetohet sonte, Thaçi ka thënë se komunikata kërcënuese ndaj Kurtit është shkruar nga vetë ai, në zyrat e Vetëvendosjes.

    “Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij”, ka thënë Thaçi.

    Kujtojmë se ditë më parë Thaçi e kishte quajtur Vetëvendosjen organizatë kriminale, për çka kishte pasur reagime të shumta.

    Gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti shkroi një status  ku tha se do të dështojë edhe përpjekja e fundit e Thaçit për largim e tij nga Qeveria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!