×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nuk më ka pëlqyer aspak vendimi i Kushtetueses për pezullimin e dekretimit të Hotit

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 21:06

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për pezullimin e dekretit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të Kosovës.


    Thaçi ka thënë se vendimin i Kushtetueses për pezullimin e dekretit nuk i ka pëlqyer aspak, por se e respekton, shkruan Reporteri.

    “Nuk më ka pëlqyer aspak vendimi për pezullim, por nuk e komentoj, e respektoj këtë vendim”, u shpreh Thaçi.

    Ai po ashtu ka thënë se se në asnjë mënyrë nuk ka bërë presion ndaj Kushtetueses dhe ka ka kërkuar nga të gjitha partitë që të respektojnë vendimin e këtij institucioni.

    “Unë do ta respektoj të gjitha partitë duhet ta respektojnë, shoqëria duhet respektuar”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!