Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rreziku i ndarjes së Kosovës ka kaluar, por ka thënë se tash mund të bëhet presion për ndonjë Dodik Republikë.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta kundërshtojë këtë dëshirë të Serbisë duke respektuar rendin e vet kushtetues.
“Te ndarja ka kalu rreziku. Tash rreziku është te Dodik Republika. Aty ka me u bë presioni. Unë jam kundër Dodik Republikës në Kosovë, por ne nuk duhet çdo herë të trembemi nga ajo”, ka shkruar ai.
Sipas Haradinajt, nëse Kosova është unike në qëndrimin e saj, Asociacioni i cili tashmë është anti-kushtetues nuk mund të imponohet në Kosovë.
Për këtë gjë, ka thënë ai, ka dakordim mes partnerëve të koalicionit për qeverinë e re.
“Ne duhet të themi se jemi për njohje reciproke dhe Kosova respekton rendin e vet kushtetues, që i vjen që Kosova nuk krijon ndonjë monstrum brenda vetes.Ne kemi rënë dakord që Asociacion nuk mund të kemi jashtë Kushtetutës së vendit”, ka thënë Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.