Gazetari Alfred Lela, ka ulur pantallonat dhe ka treguar shenjat që ka në trup, si pasojë e dhunimit që iu bë gjatë 17 majit, ditën kur u shemb Teatri Kombëtar dhe gazetari ishte në protestë.
I ftuar në “Real Story”, Lela uli pantallonat dhe tregoi se kishte ende shenja në trup nga dhuna, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, gjithashtu i ftuar në këtë studio, e mohoi këtë gjë.
Sipas Ramës, Lelën nuk është uashtruar aspak dhunë, por që gazetari është tërhequr thjesht nga krahu.
“Unë nuk shikoj asnjë dhunë, as nuk je je shkelmuar e as nuk je grushtruar. Nëse ti zotëri e konsideron dhunë tërheqjen nga rkahu, atëherë s’kam çfarë të them,”– tha Rama.
Alfred Lela u shoqërua me dhunë më 17 maj. Pamjet e këtij shoqërimi bënë xhiron e rrjetit, ndërsa vetë Lela i ftuar në studio televizive, tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.