×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nëse dikush është i ngopur me pushtet, jam unë në këto 20 vite

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 21:42

    Presidenti Hashim Thaçi sonte në Rubikon duke komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se presidenti deshi të marrë kompetencat duke tentuar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për pandeminë, transmeton Periskopi.


    ‘’Nëse dikush është i ngopur me kompetenca, jam unë në këto 2o vite. Interpretimi i ij është cështje e tij. Kam bërë përpjekje që të koordiohemi dhe nuk ka qenë i koncentruar që të diskutojë për atë ide’’, ka thënë Thaçi.

    ‘’Ka qenë një ngurtësim i tij i pa spjegueshëm, një kryeneqësi’’.

    Presidenti thotë se është fshehur transkripti i takimit të Këshillit të Sigurimit kur është mbajtur mbledhja rreth idesë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    ‘’Dikujt nuk i konvenon që të zbardhet ai transkrit, prandaj edhe është fshehur’’

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!