I nominuari i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka folur për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë COVID-19 nëse ai do të bëhet kryeministër.
Hoti në RTV 21 ka thënë se për këtë gjë kanë punuar që nga dekretimi i tij nga presidentit i vendit.
Ai ka thënë se nuk do të humbë kohë si Albin Kurti por do të fillojë të punojë që në ditën e parë.
“Nuk do të shkoj aty të familjarizohem e të mësohem me zyret, por që në ditën e parë menjëherë pas një ore do filloj punën”
“Do të shihni një model komplet tjetër të qeverisje, do ofrojmë një qeverisje normale, kemi nevojë për një qeverisje që sillet normalisht që heqim nga përdorimi gjuhën konfrontuese”, ka thënë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.