Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar sot trajtimin pas ndërhyrjes endo-urologjike që kishte më 23 prill 2020, dhe sipas konstatimit të mjekëve, ai është shëruar plotësisht.
“Presidenti Thaçi shpreh mirënjohjen më të thellë për mjekët dhe stafin mjekësor që janë kujdesur për të gjatë kësaj kohe”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
“Presidenti Thaçi ka falënderuar personalisht ekipin e urologëve Dr. Sabit Mehmeti, Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Fahredin Veselaj dhe Dr. Ardit Kryeziu, infermierët Arsim Menxhiqi, Shpresa Makolli, Havushe Konshevci, Dardan Imeri, Feim Buqaj, Xhemile Dalipi dhe Petrit Gashi, ekipin e anesteziologëve Dr. Nehat Baftiu dhe infermierin Qerim Biba; si dhe ekipin e radiologëve Dr. Bujar Gjikolli dhe infermieri Alban Mustafa dhe Lorik Rrustemaj”, thekson komunikata.
“Jam krenar me profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin që kam gjetur te i gjithë stafi këtu në SHSKUK”, është shprehur presidenti Thaçi.
Mjekët kanë konstatuar se Presidenti Thaçi gëzon shëndet të mirë e të plotë dhe nuk ka nevojë për trajtime shtesë, bën të ditur Presidenca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.