×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: VV-ja s’mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë LDK-në

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 23:11

    I kandiduari për kryeministë, Avdullah Hoti, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dallime të mëdha konceptuale dhe për këtë edhe ndodhën përplasjet.


    Hoti tha se LDK-në askush nuk mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë dhe për këtë ka thënë se nuk arritën të bashkëqeverisin me VV-në, e cila sipas tij dëshironte të impononte koncepte që nuk janë të LDK-së.

    “Me VV jemi parti komplet të ndryshme, në qasjen e tyre për të kontrolluar gjithçka edhe të menduarit e të shprehurit të vendimmarrjes, por që LDK nuk e lejoi një qasje të tillë, ju e dini që LDK një qasje të tillë as brenda partisë nuk e lejon”, tha Hoti në Click.

    Hoti ka akuzuar Kurtin se nuk kishte guxim të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!