Mbrëmjen e sotme ish deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri publikoi video nga brenda Teatrit Kombëtar pak minuta para shembjes.
Në video shihen policë me armatim të rëndë që hyjnë në godinë ku ndodhen artistë dhe aktivistë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka mohuar që policia ka qenë e armatosur. Edhe në intervistën dy ditë më parë në News24 edhe mbrëmjen e sotme Rama tha se policia nuk ka qenë e armatosur dhe sjellja e saj ka qenë korrekte.
“Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte. Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka.
Vota e qytetareve do te jete fundi i tij”, shkruan ish-deputetja e PD Orjola Pampuri.
https://www.facebook.com/pampuri/videos/10217351231552791/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.