×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i reagon Thaçit: Dëshira jote për bashkimin e Luginës mbetet vetëm në ëndërr

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 12:40

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq  ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të presidentit Thaçi, i cili tha se e ka ëndërr që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës.


    Vuçiq tha se kjo dëshirë e Thaçit mbetet vetëm ëndërr, teksa u shpreh se nuk dëshiron ta komentoj më gjatë.

    “Unë nuk jam mjek, nuk dua ta komentoj. Lëreni të qëndrojë në ëndrrat e tij”, tha Vuçiq në një adresim para mediave serbe, transmeton Reporteri.

    Vuçiq komentoi edhe deklaratën e Lutfi Hazirit i cili në një intervistë për Reporterin tha se do të jepte 17 fshatra të Zubin Potokut e Leposaviqit për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

    Vuçiq mohoi se ka pasur ndonjëherë ndonjë ofertë të tillë.

    “Askush, kurrë në jetë nuk ma ka thënë këtë, as nuk është e mundur që ju të mendoni në atë mënyrë. Ato ide janë plotësisht të pakuptimta,  6.5 përqind e shqiptarëve jetojnë në Medvegjë, 425 serbë jetojnë në Bujanoc, unë nuk e kuptoj se për çfarë bëhet fjalë”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!