Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka shkruar sot për vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Vraniqi ka shkruar në Facebook se kanë kërkuar nga Kushtetuesja që të interpretojnë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për presidentin, që të dihet nëse bjen apo jo ndesh me Kushtetutën.
Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që të bëhet rishikim.
“Interpretim po, rishkrim jo”, ka thënë Vraniqi.
Gjykata Kushtetuese pritet që para datës 29 maj të marrë vendim lidhur me dekretin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeminsitër. Ndërsa, në Vetëvendosje, po pretendojnë se Gjykata Kushtetuese nëse merr vendim pro dekretit të presidentit Thaçi, këtë po e bënë duke e rishkruar Kushtetutën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.