Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki.
Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e parashikuar atë apo duke goditur anëtarët e gjykatës është i pashembullt
“Mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki. Përpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e parashikuar atë apo duke goditur anëtarët e gjykatës është i pashembullt. Përveç i pashembullt do të jetë i dëmshëm për Kosovën e me pasoja të rënda për të ardhmen”, ka thënë Murati.
Sipas tij, ata që nesër nuk do ta pranojnë vendimim e Gjykatës Kushtetuese, do ta shtrojnë rrugën që herëve tjera të tjerët, përkatësisht çdoherë dikush t’i kontestojë e të mos i pranojë vendimet e saj.
“Kjo rrugë dërgon në anarki e rrënim. Viktima do të jemi të gjithë pa përjashtim, e mbi të gjitha Kosova e qytetarët ne emër të së cilës flasin të gjithë”, ka thënë ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.