Një aeroplan i kompanisë pakistaneze International Airlines, është rrëzuar në Karachi, pasi ishte nisur nga Lahore, raportoi BBC-ja të premten.
Aeroplani, për të cilin thuhet se ka pasur 99 pasagjerë dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit, po fluturonte nga Lahore në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, njëri nga aeroportet më të frekuentuar të Pakistanit.
Fotografitë e ndara nëpër mediat sociale tregojnë tymin, i cili del nga vendi i rrëzimit, i cili është zonë e banuar në Karachi.
Rrëzimi vjen vetëm disa ditë pasi që ky shtet filloi lejimin e fluturimeve komerciale.
Pakistani ka një të kaluar të hidhur sa i përket sigurisë së aviaciont, përfshirë një sërë rrëzimesh të aeroplanëve.
Në vitin 2010, një aeroplan i drejtuar nga kompania private Airblue, u rrëzua afër Islamabadit, duke marrë jetën e 152 personave.
Në vitin 2012, një Boeing 737-200 i operuar nga kompania pakistaneze Bhoja Air, u rrezua për shkak motit të keq pak para se të ulej në Rawalpindi, duke lënë të vdekur të gjithë 121 udhëtarët dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
E në vitin 2016, një aeroplan i International Airlines shpërtheu në ajër, duke lënë të vdekur 47 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.