×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj kërkon të ndëshkohen kryesit e masakrës së Dubravës, në mesin e të mbijetuarve ishte edhe vëllai i tij

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 16:09
    Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 21 vite kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.


    Limaj shkruan se para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

    Ai ka bërë me dije se në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai i tij, Demiri shumë miq e bashkëpuntor të tij.

    “Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar. Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

    Postimi i plotë i Limajt:

    Sot bëhen 21 vite kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.

    Para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

    Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai im, Demiri, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, Ekrem Kastrati, Ali Xhyliqi, si dhe shumë idealistë e atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare.

    Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar.

    Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!