Dikujt në Vetëvendosje i ka dalë punë edhe me gazetarët, veç pse raportojnë. Madje shkojnë aq larg sa raportimet i shohin si nxitje për të marrë një drejtim të caktuar.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka akuzuar gazetarin Adriatik Kelmendi për nxitje të gjykatësve të Kushtetueses që të vendosin në favor të presidentit Hashim Thaçi për dekretin, shkruan Reporteri.
Rrustemi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se gazetari Kelmendi ka deklaruar mbrëmë se në Kushtetuese janë 7 me 2 gjyqtarët në favor të presidentit. Për më tepër, i e ka ofenduar Kelmendin duke e quajtur si “turbullirë e PAN-it”, shkruan Reporteri.
“Adriatik Kelmendi paska deklaruar mbrëmë që gjendja në Gjykatën Kushtetuese është 7 me 2 në favor të Thaçit. E qartë, ai synon që gjyqtarët që po lëkunden t’i shpiejë kah pozicioni i Thaçit. Adriatiku nuk është det me ujë të freskët por turbullirë me ujë të PAN-it. Prandaj iku nga KTV për të zëvendësuar në klan Batanin”, ka thënë ai./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.