Myftiu Naim Tërnava iu është drejtuar sot qytetarëve me rasti e Festës së Fitër Bajramit.
Tërnava ka përgëzuar besimtarët myslimanë që kanë agjëruar përgjatë një muaji të Ramazanit, derisa ka bërë të ditur edhe një herë se nuk do të ketë falje të Bajrami nëpër xhami.
Ai ka thënë se kujdesi për shëndetin publik është mesazh edhe nga Zoti, andaj ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë karakterin festiv të bajramit, por atë ta bëjnë vetëm në familjet e tyre, shkruan Reporteri.
Tërnava ka kërkuar edhe një herë që të shmangen vizitat familjare, siç është praktikë gjatë festave të Bajramit.
“Për shkak të pandemisë jemi privuar nga falja e Bajramit në xhami. Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga Zoti. Sipas njohësve të fushës, pandemia po shkon drejt fundit, por virusi ende është i pranishëm, andaj na duhet edhe pak durim. Ne nesër kemi festë, por nuk do të kemi mundësi të falim Bajramin, ju ftoj të ruani karakterin festim të bajramit në familjet tuaja. Ju ftoj të shmangni vizitat familjare në mënyrë që sa më shpejtë të mundim pandeminë”, ishte mesazhi i myftiut Tërnava. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.