×
  • Lajme
  • Lajme

    Urimi i Osmanit për Bajram: Sot s’mund ta takoni njëri-tjetrin, por mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 8:53

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.


    Ajo thotë për shkak të pandemisë sot qytetarët nuk mund të takohen e festojnë me njëri-tjetrin, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    Pas ditëve të sakrificës në emër të Zotit, mëshirës, humanizmit e solidaritetit, festa e Fitër Bajramit përmbyllë një kapitull të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.

    Sot s`do të mund të takoheni për t`ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, shkaku i pandemisë, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë.

    Le të shërbejë kjo ditë feste për ta na afruar dhe për t`iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në saje të këtij angazhimi!

    Festa e Fitër Bajramit sjelltë na familjet tuaja paqe, lumturi e begati!

    Gëzuar Bajramin e Madh!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!