Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Kjo zyrë ka theksuar se liria e fesë dhe aftësia për të praktikuar besimin është një vlerë thelbësore europiane që Bashkimi Europian e mbështetë me vendosmëri për njerëzit e të gjitha besimeve.
“Urime komunitetit mysliman të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit. Liria e fesë dhe aftësia për të praktikuar besimin është një vlerë thelbësore europiane që Bashkimi Europian e mbështetë me vendosmëri për njerëzit e të gjitha besimeve. Kështu, për festën e Fitër Bajramit ne iu dëshirojmë të gjitha të mirat komunitetit mysliman në Kosovë”, thuhet në urimin e zyrës së BE-së.