Të jesh pjesë e Policisë dhe FSK-së përpos që është nder është edhe përgjegjësi e madhe.
Sot, kur shumica po festojnë Fitër Bajramin nëpër shtëpitë e tyre bashkë me familjarë, pjesëtarë të shumtë të FSK-së po qëndrojnë në kazermë, e nga aty po urojnë qytetarët mysliman me rastin e festës së Bajramit, transmeton Indeksonline.
Luan Haradinaj, njëri nga pjesëtarët e FSK-së, publikoi një fotografi bashkë me pjesëtarët e tjerë duke thënë se edhe pse sot nuk po festojnë me familjarët, për të gjithë ata familje është ushtria.
Postimi i plotë:
Edhe pse sot nuk po festojmë me familjarët pranë. Për të gjithë ne, familje është Ushtria, shtëpi e dashuri kemi komb e Atdhe! Bashkë, gjithmonë në rresht për paqe!
Gëzuar nga Gjenerata 2020 e Akademisë së Mbrojtjes!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.