Ushtrisë libiane dhe udhëheqësve të milicisë Haftar, iu është kërkuar nga një ambasador i Bashkimit Evropian, që ‘të lejojnë që kjo festë të festohen në paqe dhe mëshirë’.
Alan Bugeja kërkoi që gjatë festës së Fiter Bajramit, që shënon fundin e agjërimit të Ramazanit, të ketë armëpushim nga të dy palët në konflikt në Libi, ndërsa festa të festohet në paqe dhe mëshirë, që është baza e fesë myslimane, transmeton Telegrafi.
“Festimi i këtij viti i Fitër Bajramit, është shumë i vështirë për libianët, të cilët përveç që vuajnë nga pandemia e coronavirusit, ende vazhdojnë të rrezikohen nga lufta që ka shkaktuar vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje. Tani është koha për të dëgjuar thirrjet e vazhdueshme, për t’i dhënë fund konflikteve dhe t’i kthehen dialogut”, ka thënë Bugeja.
Qeveria e Libisë, e cila ishte nën sulm nga forcat e Haftar që nga prilli i vitit të kaluar, nisi Operacionin Stuhia e Paqes më 26 mars, për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit Tripoli. Në fillim të këtij muaji, ushtria rimori bazën ajrore Al-Watiya pas rreth gjashtë vitesh nën forcat puqiste.
Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi më 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.