Ryan Giggs thotë se legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka qenë kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së vet si futbollist.
Legjenda e Manchester Unitedit madje zbulon se Zanetti ia kishte thyer hundën gjatë takimit çerekfinal në Ligën e Kampionëve në vitin 1999.
Giggs, tani trajner i Uellsit dhe Zanetti, zëvendëspresidenti në Interit, janë takuar vetëm katër herë gjatë karrierave të veta, por ky i fundit i ka lënë mbresa të paharrueshme të parit qysh pas takimit të parë mes vete gjatë sezonit kur Unitedi e fitoi tripletën, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për MUTV, Giggs tha: “Futbollisti më i fortë kundër të cilit kam luajtur ishte (Javier) Zanetti i Interit”.
“Ai vraponte tërë ditën dhe luante edhe si mesfushor, prandaj ishte i patrazuar me topin. Ai ishte në gjendje të mbrohej, ishte i fortë dhe në fakt, ma theu hundën gjatë ndeshjes çerekfinale kundër tyre. Ai i kishte të gjitha si mbrojtës”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.