×
  • Sport
  • Sport

    Tyson duket i “shkatërruar” nga stërvitjet e tepërta që po i bën

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 12:22

    Mike Tyson ka treguar shenja të reja të gatishmërisë për t’u rikthyer në boks, pasi gjatë stërvitjeve me legjendën e UFC-së, Viktor Belfort, është duke në formë të jashtëzakonshme fizike.


    Tyson e ka bërë të ditur qëllimin për të garuar në një meç ekzibicioni dhe si pasojë, një numër i lartë i emrave të mëdhenj, përfashirë Evander Holyfield, Shannon Briggs dhe veterani i MMA-së Tito Ortiz, kanë shprehur gatishmëri për të luftuar kundër tij, transmeton Gazeta Express.

    Tifozët e boksit kanë mbetur gojëhapur me videot e javëve të fundit të cilat e shfaqin ish-kampionin e botës në formë mbresëlënëse në moshën 53-vjeçare.

    Të hënën, Tyson e publikoi një video tjetër gjatë një stërvitjeje me yllin e sapo pensionuar të UFC-së, Henry Cejudo, ku shihet plotësisht i regjur.

    Tyson do t’i mbushë 54 vjet në qershor, por pavarësisht moshës ai duket në formë të jashtëzakonshme fizike dhe plotësisht i regjur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!