×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit: Dialogu i paralajmëruar nga Franca e Gjermania do ta ketë fatin e vizave

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 16:05

    Nga Zyra e Presidentit të Kosovës ka ardhur një reagim ndaj opinionit që dy ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë kanë shkruar me të cilën kërkojnë fillimin e dialogut Kosovë Serbi.


    Artan Behrami, këshilltari i Presidentit thotë se dialogu Kosovë -Serbi do ta ketë fatin e liberalizimit të vizave që kryediplomatët francezë e gjermanë as nuk e kanë përmendur në shkrimin e tyre.

    Behrami ka shkruar në Facebook se politika evropiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij në Facebook:

    Gjermania dhe Franca që nga viti 2009 mbajnë kosovarët të izoluar nga lëvizja e lirë. Një proces, të cilin me shtete tjera e kanë përfunduar ende pa e nisur. Politika evropiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste, duke e açikuar popullin e Kosovës si ‘parashoqëri primitive’ përball ‘shoqërive moderne’ evropiane.

    Përmes një OpEd-i, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës paralajmërojnë një proces të dialogut Kosovë-Serbi, që duket se fatin do ta ketë të njëjtë me këtë të liberalizmit të vizave. Një rrugëtim i gjatë me një shkëndijë të pasosur në fund të territ izolues, që largësia e saj mund të matet vetëm vite të dritës!

    Ministrat e Jashtëm gjermano-francez nuk përmendin fare liberalizimin e vizave, as njohjen nga Serbia, asnjë fjalë për ndalimin e ç’njohjeve nga Serbia dhe mbi të gjitha asnjë afat kur një proces i tillë mund të përfundojë!

    Në kohën e thyerjeve të mëdha globale ndërmjet Amerikës dhe Kinës, BE-ja në vend që të kërkojë unitet euroatlantik, ajo po nxitë ndarje, përmes proceseve paralele dhe të pakoordinuara me SHBA-në.

    https://www.facebook.com/artan.behrami/posts/10158305474958149

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!