Ministri në detyre i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konference me gazetarë ku prezantoi lehtësimin e masave dha një lajm të mirë.
Ai tregoi se nga dita e enjte, qytetarët do të kenë të drejtë të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00.
I pyetur nga gazetarët për hapjen e shkollave, ministri Vitia tha se beson që në qershor do hapen shkollat por vetëm për klasat e 9-ta dhe 12-ta, shkruan Reporteri.net.
“Jemi në diskutime të vazhdueshme, besoj që në qershor, jo të gjitha klasat, por vetëm të 9-tat dhe 12-tat, kurse për çerdhet po shpresojmë që situata me qenë më e mirë që të marrim vendim”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.