×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kamioni godet për vdekje 8 vjeçarin në Durrës

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 19:18

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 66-vjeçar ka përplasur me kamion një fëmijë tetë vjeçar.


    Vozitësi me inicialet Q.N, nga Sukthi, ditën e sotme rreth orës 16:05 ka aksidentuar tetë vjeçarin me inicialet G.G, i cili kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, njofton Abcnews përcjell Klan Kosova.

    Si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Jubë, për fat të keq fëmija ka ndërruar jetë.

    Policia njofton se 66-vjeçari që po drejtonte mjetin është vënë në pranga në vendin e ngjarjes.

    Njoftimi i plotë:

    Durrës

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

    Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!