×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ka një “kritikë” për Isa Mustafën

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 21:28

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme të cilën e propozoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u pa që nuk ishte e nevojshme dhe se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej të më njoftonte mua sepse ky vendim duhej të kalonte përmes Kuvendit.


    “S’po shihet që ishte e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, është shprehur Osmani.

    Ajo gjithashtu tha se do duhej që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej ta telefononte Osmanin sepse vendimi i gjendjes së jashtëzakonshme duhej të kalonte përmes Kuvendit.

    “Sa i përket deklaratës së Mustafës, unë do doja që ai të më kontaktonte mua, sepse ky vendim merret në Kuvend, e që ta diskutonim paraprakisht. Ekspertët e sigurisë thoshin se nuk është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, ka thënë Osmani.

    Tutje, ajo tregoi pse nuk është deklaruar lidhje me çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!