Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila vjen nga radhët e LDK-së thotë se nuk e ka problem lirimin e pozitës në Kuvendin e Kosovës nëse një gjë e tillë do t’i kërkohej nga Lëvizja Vetëvendosje.
E gjithë kjo, nëse i mandatuari i LDK’së për kryeministër Avdullah Hoti do të behej Kryeministër, dhe VV të kërkonte postin e të parit të Kuvendit, siç i takon, si Grupi më i madh Parlamentar.
“Ju e dini që unë jam zgjedhur aty për shkak të besimit edhe të partisë sime, LDK’së edhe partnerit të VV’së të cilët e kanë bërë formalisht propozimin për mua. E kam marrë votën në Kuvend dhe besoj se në bashkëpunim me kolegët po bëj çmos që të ruhet vota e qytetarëve dhe të mbroj integritetin e Kuvendit”, tha Osmani në Pressing në T7.
“Nëse VV ma kërkon sepse dëshirojnë me vendos dikë tjetër si parti e parë, unë do të dorëhiqem pa problem”, tha Osmani.
“Nuk e kam për synim të mbajë postin vetëm pse e kam marrë një herë votën. Në qoftë se e vlerësojnë se dëshirojnë të propozojnë dikë tjetër në krye të kuvendit, nuk kam asnjë arsye të qëndroj në këtë post sepse lidhet drejtëpërdrejt edhe me besim e deputetëve, nuk lidhet vetëm me dëshirën time”, theksoi Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.