×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët nga Istogu të prekur nga coronavirusi, tashmë të shëruar plotësisht

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 8:58

    Tetë pacientë që ishin prekur nga coronavirusi në Istog, tashmë janë shëruar.


    Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, i cili tha pacientët me coronavirus tashmë janë shëruar dhe se ky është një lajm tejet i mirë.

    “Një lajm i gëzueshëm për Istogun, personi i vetëm që deri më tash ka rezultuar pozitiv me COVID-19 sot ka dalë negativ në ritestimin e parë dhe që presim që edhe nesër në ritestimin e dytë të dal negativ e që Istogu të jetë me zero covid”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

    Ndërkaq, në Kosovë deri tani me coronavirus janë konfirmuar 1 mijë e 38 persona, 791 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar 30 vdekje por që kishin edhe probleme tjera shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!