×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të infektuar me Coronavirus ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 9:30

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së, po trajtohen nëntë pacientë të prekur me koronavirus.


    Në raportin e përditshëm të QKUK-së njoftohet se pesë prej tyre janë në gjendje stabile, dy janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse dy të tjerë janë në repartin e Mjekimit Intensiv dhe janë në gjendje të rëndë, shkruan Reporteri.

    Kujtojmë se meqenëse numri i të infektuarve në Kosovë ka rënë gjatë ditëve të fundit, dje është marrë vendim që nga e enjtja të lehtësohen disa masa, duke përfshirë edhe lëvizjen e qytetarëve.

    Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.

    Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

    5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!