×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rexhep Selimi: Nëse vendimi i Kushtetueses është i padrejtë, ne nuk do të heshtim

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 22:08

    Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se VV nuk është organizatore e protestave por nuk ka të drejt askush të mohojë të drejtën për të protestuar.


    Ai në Tv Dukagjini, tha se VV pret që Gjykata Kushtetuese të merr vendim të drejt.

    “Të gjithë ne që e dimë, e njohim, e kemi lexuar, atëherë e dimë nëse vendimi do të jetë i drejt apo jo”, tha ai.

    Selimi shtoi se mandatimin e presidentit për partinë e dytë e kanë dërguar në Kushtetuese për ta ndalur shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit në mënyrë që gjykata të jetë gardiani i mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!