Luan Hoti, drejtor i Stacionit të autobusëve në Prishtinë ka treguar se si auto-transportuesit që po i mbajnë linjat e tyre janë duke pësuar humbje ekonomike. Sipas tij, numri i qarkullimit të auto transportuesve është i limituar.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Shoqatën e auto transportuesve. Mënyra qysh auto transportuesit i mbajnë linjat nuk është e leverdishme. Auto transportuesit po pësojnë dëme në ekonominë e tyre. Ende është i limituar qarkullimi i auto transportuesve. Dje ka pas një rritje më të madhe, të qarkullimit të auto transportuesve, rreth 20 linja por nuk është numër i kënaqshëm”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu tha se nuk është i informuar nëse auto transportuesit janë duke u dezinfektuar.
“Nuk jam në dijeni nëse auto transportuesit po dezinfektohen. Me thënë të drejtën këtu në stacionin tonë në Prishtinë, nuk i kam parë që autobusët po dezinfektohen, ndoshta në ndonjë vend tjetër po, por këtu në stacion jo”, ka thënë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.