Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin me Kryesinë e partisë në Pejë, ka kritikuar qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.
Ai ka thënë se qeveria në largim ka dëmtuar ekonominë me masat e ndërmarra gjatë pandemisë, që ai i ka quajtur të palogjikshme.
“Kosovën e kemi të rrezikuar në ekonomi, qasja e qeverisë në shkuarje ka qenë tepër e gabuar në kufizimet që ka bërë për ekonominë, ka qenë e palogjikshme e dëmshme, armike për ekonominë e vendit. Të gjitha kufizimet janë bërë pa analizë, se çka do të rezulton me efektet ekonomike te sipermarrësit, te familjet tona ”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se qeveria e re ku pjesë do të jetë edhe AAK, do të fokusohet që të rikthej në binarë ekonominë.
“E kemi tepër jetike, rikthimin ekonomik të shpejtë, pra Aleanca i merr përgjegjësitë në këtë ekonomi, do të fokusohemi menjëherë, do të rrimë gjithë kohën afër që të rikthehet ekonomia e vendit tone”, tha Haradinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.