Spiunët kinezë raportohet se kanë rritur përpjekjet e tyre për spiunazh, ndërsa synojnë të hyjnë në sekretet ushtarake dhe strategjike të Australisë.
Sipas burimeve nga The Daily Telegraph, Kina po vëzhgon me vëmendje ushtrinë australiane, veçanërisht në det dhe në ajër, transmeton Reporteri.net.
Paralajmërimi për spiunazh vjen në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve të dy vendeve, sidomos edhe më shumë nga pandemia e koronavirusit.
“Tani për tani, ka më shumë oficerë të inteligjencës së huaj dhe përfaqësuesit e tyre që veprojnë në Australi sesa në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe kanë si qëllim për të shkaktuar dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Australisë”, ka paralajmëruar ASIO (Australian Security Intelligence Organisation), Organizata Australiane e Inteligjencës.
Dhe ndërsa tensionet ndizen, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë 1.200 marinsa në Australi.
Ministrja e Mbrojtjes, Linda Reynolds, ka thënë se vendosja demonstronte marrëdhënie të ngushtë të Australisë në mbrojtje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.